Ka bere emer Perendia
te vim ne jete nga dashuria,
Kush se pati kete fat
dashuri kerkon prap.

Ndaj punes do tja nis
nje kurore te qendis,
Ndihme te gjitheve ju kerkoj
kush te doje te me ndihmoje.

Do marr yje ne kup te qiellit
si argjend rrezet e diellit,
Naten vone driten e henes
embelsine e fytyres nenes.

Kristal loti ne syte e vashes
kenge e valle ne mes te dasmes,
Nur do marr nga nusja dhendri
fjalor burrash nga kuvendi.

Nga flamujt do marr simbole
pika uji nga shum kroje,
se do marre ne kenge te bilbilit
ere ne gonxhen e trendafilit.

Do ja marr ngjyrat ylberit
Trokollim nga tundja e djepit,
Te verteten ne rruge te Perendis
Bukuri e hov rinis.

Tingull te marr nga floriri
bes e fe nga me i miri,
Shpikje te reja nga shkencetaret
fjal te urta nga te paret.

Kur kuroren ta kem mbaruar
dashurise vlere i kam shtuar,
me dor ne zemer do shetis
nje mesazh cifteve jua nis.