Gjatë ditës së sotme në Prishtinë do të zbulohet busti i ish-sekretares amerikane Madeleine Albright, transmeton Gazeta Metro.

Ajo dje ka ardhur në Kosovë në nder të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Bashkë me të në një vizitë historike po qëndron edhe ish-presidenti Bill Clinton – dy figurat më meritore për çlirimin e vendit.