Janë bërë thuajse 5 muaj që kur Kosova ka vendosur taksë në 100% të çmimit ndaj produkteve serbe, por stoqet po qëndrojnë të mbushura akoma.

Janë ngritur hipoteza të ndryshme për shtimin e kontrabandës, mirëpo deri tani janë kapur brenda Kosovës vetëm disa bartës të vogël produktesh.

Reporteri.net ka siguruar një video ku shihen mjete të mëdha transportuese teksa kontrabandojnë mallra nga Serbia për në Kosovë.

Në video shihen dy transportues, njëri me targa serbe dhe tjetri kosovare, teksa shkëmbejnë mallrat në fshatin Karaçevë, vend që lidh Kosovën me Serbinë.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Gjilan, duke konfirmuar se ka pasur raste të kontrabandës, ka sugjeruar redaksinë që të kontaktohen zyrat qendrore të Policisë për informacione zyrtare.

Baki Kelani, i kontaktuar nga Reporteri.net, nuk ka dhënë detaje për pyetjen, mirëpo ka sugjeruar që për shifra të flitet me Doganën e Kosovës.

KLIKO KETU

VIDEO:

Ndërkohë, Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës ka qenë i paqasshëm në telefon, duke u pamundësuar të merren statistika nëse është shtuar kontrabanda.

Sidoqoftë, videoja e realizuar natën e djeshme ilustron shumëçka, pasi burime të nga vendi i ngjarjes, kanë konfirmuar bartjen e mallrave në afërsi të fshatit Breznicë.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj ka thënë se Serbia po dëmtohet pasi mallrat nuk po futen në Kosovë, mirëpo duket se mallrat nuk po futen vetëm nga Dogana, duke rritur kështu informalitetin.