Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albrigt i ka dërguar një letër kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli përmes së cilës e ka konfirmuar mbështetjen e saj për popullin e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Letrën e ka bërë publike vet Veseli përmes llogarisë së tij në rrjetin social “Facebook”.

Veseli ka shkruar se Kosova është krenare për aleancën e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me miqtë tjerë në mbarë botën.

Postimi i plotë i Veselit:

Pranova sot një letër nga ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, mikja e madhe e Kosovës, Madeleine Albright, përmes të cilës konfirmon edhe një herë mbështetjen e parezervë për popullin e Kosovës. Vendi ynë është krenar me aleancën e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me miqtë anembanë botës, që i qëndrojnë gjithmonë pranë.