Presidenti francez, Emanuel Macron do të shkojë Serbi për dy ditë, 15 dhe 16 korrik me ftesë të Presidentit serb, Aleksandar Vucic, raporton gazeta e përditshme serbe, ‘politika’, transmeton Gazeta Metro.

Vetë fakti që bëhet fjalë për një vizitë dy ditore, është dëshmi për dëshirën e palës franceze për fuqizim të mardhënieve të mira mes dy vendeve, përfshirë edhe zhvillimin e mëtejm ekonomik dhe qarkullimin vjetor tregtar që arrin afër një miliardë euro, shkruan tutje gazeta.

Siç shkruan tutje kjo gazetë, nder i vecantë për Serbinë ëshrë se Presidenti francez vie në Beograd menjherë, një ditë pas festës kombëtare frabceze, ditës së ‘Bastijës’ që është me 14 korrik. Gjithë kjo tregon se Parisi dëshiron të jetë më shumë aktiv në Serbi dhe Ballkan, ku Beogradi është pikë e pakalueshme, sipas Politikas.

Takimi mes dy presidentëve, atij serb dhe francez do jetë rast i mirë për përparimin e mardhënieve bilaterale por edhe për arritjen e akordit për shumë cështje, mes tyre më e rëndësishmja cështja e Kosovës.