Pas rekomandimit të Komisionit Evropian (KE) për heqjen e vizave për Kosovën në korrik të vitit 2018 dhe pas votimit në Parlamentin Evropian dy muaj më vonë, institucionet e Bashkimit Evropian nuk e kanë ndërmarrë asnjë hap për gjashtë muaj drejt vendimit final për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët.
Procesi është bllokuar në kuadër të trialogut (Parlament Evropian, Këshill Evropian dhe Komision Evropian) për finalizimin e vendimit për vizat, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Për të lëvizur lirshëm në Zonën Schengen kosovarët duhet të presin edhe vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së, i cili këtë çështje ende nuk e ka në rend të ditës.