Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic ka falënderuar sot Hungarinë për ‘qëndrim të përmbajtur e të balancuar’ rreth Kosovës, përkundër faktit se ky vend e ka njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Brnabic pas mbvledhjes së përbashkët të qeverive të Serbisë e Hungarisë në Suboticë Brnabic u ka thënë gazetarëve se ka falënderuar Hungarinë për qëndrim të përmbajtur me rastin e votimit për anëtarësim të Kosovës në Interpol e Unesco.

Hungaria e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por, sa më i mirë që është dialogu ynë dhe mirëkuptimi e komunikimet më të mëdha, marrëdhëniet e shkëlqyera në nivel të kryetarit Vucic e kryeministrit Orban dhe mua e ekipit tim, këto këmbime shpiejnë drejt asaj që qëndrimi i Hungarisë të jetë i balancuar”, ka thënë Brnabic.

Ajo ka thënë se Serbia në çdo çast ka pasur mbështetjen e plotë të Hungarisë.

“Hungaria ka shprehur dyshime, qëndrim të përmbajtur e kundërshtim të formimit të Ushtrisë së Kosovës dhe kjo tregon se në ç’masë është me rëndësi partneritei ynë dhe politikisht ne kemi marrëdhënie shumë më t ëmira, mirëkuptim dhe mbështetje më të madhe se në të kaluarën”, ka thënë Brnabic.