Gjulian Asanzh ka zbuluar rreth 800 afera diplomatike për Serbinë dhe vendet e tjera të Ballkanit, shkruan “Pravda” transmeton “Bota Sot”.

Njoftimet sekrete të “Vikiliks” të publikuara flasin se si perëndimi kërkoi pavarësinë e Kosovës nga Rusia, a e ka fshehur qeveria serbe kriminelët Karaxhiq dhe Mladiq dhe a është misioni i Kishës ortodokse afrimi i vendit te Evropa.

“Vikiliks” ka publikuar njoftimin e ambasadorit amerikan në Francë Kreg Stejplton të 12 dhjetorit 2006 rreth asaj se perëndimi tenton të fitoj mbështetjen e Rusisë për pavarësinë e Kosovës.

Këshilltari i presidentit francez aso kohe në përgjigje të publikimit se Franca duhet të bind BE që Serbisë të i bëhen lëshime ndonëse nuk bashkëpunonte me Hagën, duke shpreh shqetësimin eksplicite të presidentit rus Putin për veto në rezolutën e KS të OKB për Kosovën.

Rreth këtij njoftimi sekret të një diplomati perëndimor thuhet se perëndimi duhet të përgatitet të veproj edhe pa Rusinë si dhe ShBA kanë vendosur që Serbisë të i ofrohet Partneritetit për paqe “mbështetje forcave demokratike në prag të zgjedhjeve ” dhe se presidenti Boris Tadiq ka vendos bazë të mirë për ardhmërinë euroatlantike të Serbisë “.

Merkel është përgjigjur negativisht duke theksuar mos suksesin e Tadiqit që të përmbush atë, por Franca edhe më tutje mendonte se oferta për Partneritet për Paqe mund të bënte ndryshimin në zgjedhjet e janarit – tha diplomati francez dhe shtoi se Franca mundet vetë të propozoj Partneritetin për paqe.

“Vikiliks” gjashtë vite më vonë publikoi njoftimet sekrete të Hilari Kinton me ambasadorin amerikan që pas marrëveshjes së vitit 2012 vetëm 4 ditë më pas porositi të gjithë diplomacive me rëndësi që përpiqeshin dhe merrnin pjesë në bisedimet Prishtinë – Beograd dhe është e nevojshme “Duhet shumë angazhim në shumë fronte që të përmbushet ky prioritet “.