Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian organizon një ngjarje me rastin e Raundit XII të projektit të Skemës së të Rinjve me ç’rast katërdhjetë studentë nga Kosova fillojnë studimet Master në universitetet e BE-së.

Procesi i përzgjedhjes për raundin aktual është finalizuar në shkurt të vitit 2019 me 40 grante të ndara, për të cilat është kaluar një procedurë shumë konkurruese përzgjedhjeje.

Ata do të fillojnë studimet e tyre në shtator/tetor të këtij viti nëpër universitete në vende të ndryshme të BE-së.

Fushat e studimeve përfshijnë: Juridikun, Ekonomikun dhe Administratën Publike, Kulturën dhe Shëndetësinë.