Kombinimet e veshjes me supe të zbuluara janë një trend nga sezoni në sezon, pëlqehen shumë nga blogeret dhe yjet e famshme, por gjithmonë shohim të njejtën gjë, dhe është pak e mërzitshme për syrin tonë, a nuk është ashtu?

Pas një numri të madh të pasarelave të modës në New York, disa kombinime klasike mund të gjallërojnë tërësisht pamjen tuaj. Për sezonin e ardhshëm të pranverës gjithçka do të sillet rreth këtyre modeleve. Kombinimi i veshjeve me supe të zbuluara, si për shembull mbi një këmishë mund të rifreskojë pamjen tuaj, gjë që lehtë mund të shfrytëzoni edhe veshje të vjetra nga dollapi juaj.

profimedia-0300052819-527x790

Në pasarelën e modës Heart Altuzzarino, sytjenat me kthesa (karnera) nën rrobat e thurura kanë dhënë një pamje krejtësisht unike dhe me shumë stil. Tek Vera Wang këmishat janë kombinuar me material prej katroreve bardhë e zi që në shikim të parë jep ndjesinë e një pamje djaloshare.

profimedia-0300110223-527x790

Këtyre kombinimeve iu janë shtuar edhe pjesë tjera si dantellë e tejdukshme nën këmishë apo kombinime tjera transparente për ta bërë sa më elegante pamjen.

profimedia-0300110152-527x790

Sipas asaj që kemi parë në Javën e Modës gjatë këtij viti në New York, mos i hudhni veshjet tuaja më të vjetra apo ‘OTS bluzat’ (bluzat të thurura me vija) që ndoshta ju kanë mbetur gjatë kohë në dollap, sepse duket që nuk është koha t’i thuani lamtumirë këtij trendi. Tani për tani jo!/femra.net/

profimedia-0300477105-527x790